Tetë viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 Nëntor 2020 | 15:52

Tetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që 410 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga mbi 2 mijë testime që u kryen në autoritetet publike dhe private.

Viktimat ishin të moshave 64, 65, 67, 68, 74, 76, 76 dhe 80 vjeç nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kavaja, Kurbini dhe Kuçova.

Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 598 (2.28% e totalit të rasteve).

Autoritetet thanë se ditën e fundit u kryen 2,044 teste – në laboratorë publikë dhe privatë, 485 teste “për arsye depistimi (kontrolli)”, – prej së cilave rezultuan pozitivë 410 persona (pozitiviteti 26.3%).

Me rastet e reja totali ka shkuar në 26,211 persona, të cilët janë infektuar në Shqipëri prej muajit mars.

Të paktën 81 persona u deklaruan së fundmi të shëruar sipas ministrisë së Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 12,574 persona (47.9% e rasteve totale) që kanë mundur ta mposhtin infeksionin që prej muajit mars.

Prej së hënës numri i personave të shëruar është më i vogël se numri i rasteve aktive.

Aktualisht të paktën 13,039 persona (49.7% e rasteve totale) mbeten ende mbartës të virusit, prej tyre 373 ndodhen të shtruar në spitale – 17 në terapi intensive.

Tirana (6,461 raste), Durrësi (1,113 raste) dhe Fieri (979 raste) janë qarqet më problematike për sa i përket pandemisë.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na është dashur t’i japim duke parë lajmet e rreme të publikuara

Shanset e Shqipërisë për të marrë vaksinën anti-Covid, flet ministrja Manastirliu

Rama: Gati paketa për të mbështetur me barna të sëmurët me COVID, do rrisim ndihmën për familjet në nevojë

Kryepeshkopi Janullatos i infektuar me koronavirus, pritet të transferohet drejt Greqisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026