Tetë viktima dhe mbi 560 raste të reja me COVID-19

10 Janar 2021 | 15:47

Gjatë 24 orëve të fundit në  Shqipëri janë kryer 2 997 teste ku 562 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në mbi 1 241 viktima ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në mbi 63 500 raste pozitive.

Gjatë ditëve të fundit vihet re një shtim të numrit të rasteve në rrethet të tjera, ndërsa Tirana tashmë ka shkuar në mbi 14 200 persona të prekur nga coronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cërrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

COVID-19 – Statistika (10 Janar 2021)
Testime totale                291,804
Raste pozitive                63,595
Raste të shëruara          37,648
Raste Aktive                  24,706
Humbje jete                      1241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        14275
Fier             1805
Shkodër      1336
Durrës        1303
Lezhë         1003
Vlorë          1004
Korçë          902
Elbasan      901
Berat           811
Dibër          520
Gjirokastër 444
Kukës        402

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026