Tetori, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, mjekja Dhurata Tarifa tregon se cilat gra janë më të rrezikuara
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.
Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.
Mjekja Dhurata Tarifa tha për Euronews Albania se në vendin tonë ka një shtim të incidencës, që nuk është i frikshëm, por një shtim normal, si edhe në vende të rajonit dhe Evropës.
Teksa tregoi se mosha më e prekur nga kjo sëmundje varion nga mbi 45 deri 65 vjeç, mjekja tha se ajo nuk kursen as moshat e reja, madje në këto raste shfaqet shumë më agresive se sa në moshat më të vjetra.
“Nën moshën 35 vjeç, sëmundja diagnostikohet pak më vonë ngaqë është i rrallë në këto mosha. Ndodh një vonesë në diagnozë, që nga mjeku i familjes që nuk i jep një rëndësi në një moshë të re.
Kjo sëmundje nuk ka vetëm një shkak, akuzohen hormonet femërore, por rreshtohen shumë shkaktarë që ndahen në definitivë ose jo. Për shkaktarë që nuk varen nga gruaja si gjeni, mosha, por edhe të tjerë që varen nga ajo si mënyra e jetës, alkooli, duhani etj”, tha mjekja.
Ai u bëri thirrje grave që janë më vulnerabël ndaj kësaj sëmundjeje, të cilat siç tha janë ato gra që kanë histori familjare të një lidhjeje të afërt si nëna, motra, apo të dytë si halla, që të tregohen shumë të kujdesshme me ekzaminime që në moshë të re.
“Mbi moshën 20 vjeç të kryhet një vetekzaminim dhe pas moshës 30-vjeçare një herë në vit vizitë tek mjeku specialist. Mbi 40 vjeç duhet mamografi çdo 2 vjet dhe mbi 50 çdo vit. Sa më i hershëm stadi i diagnozës, aq më pak agresiv mjekimi dhe kjo lidhet me mbijetesën.
Tek moshat më të reja kanceri ka biologji më të egër, krahasuar me moshat më të vjetra ku dominon faktori gjenetik”, tha mjekja.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta