Teuta kërkon fitoren e parë, durrsakët duan të lënë pas krizën

14 Tetor 2022 | 20:50

Teuta do të kërkojë fitoren ndaj Egnatias në javën e 8 të superligës Shqiptare. Durrsakët aktualisht ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që diçka e tillë ndikon dhe tek vetë skuadra.

Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi pohon se skuadra duhet të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje.

Në anën tjetër, Egnatia është një kundërshtar që duhet vlerësuar maksimalisht.

Sipas mesfushorit Erando Karabeci, skuadra ka luajtur mirë ndërkohë që nisja jo e mirë e kampionatit ka ndikuar jo mirë në aspektin psikologjik.

Në 7 javë Teuta e Durrësit ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe këto të ardhura nga barazimet. Ndërkohë të shtunën udhëton drejt Rrogozhinës ku përballet me Egnatian e vendit të 6-të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026