Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo

25 Korrik 2026 | 15:36

Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e verës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, portierin brazilian Maycon Morales dhe sulmuesin portugez Pedro Martelo, me synimin për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin kampion.

Martelo është formuar në akademitë e njohura të Benficës dhe Deportivo La Corunas dhe vjen në Durrës me një eksperiencë të konsiderueshme.

Në sezonin e fundit, sulmuesi 26-vjeçar ishte pjesë e Oliveirenses në Ligën e Dytë portugeze, ku në 33 ndeshje realizoi 7 gola dhe dha 4 asistime, duke u aktivizuar për 1632 minuta.

Qendërsulmuesi ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaret e moshave të Portugalisë, U-19 dhe U-20, ku me këtë të fundit ka shënuar 7 gola në 12 paraqitje. Ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova.

Ndërkohë, braziliani Maycon Morales vjen pas eksperiencës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e Prishtinës së Re.

Me afrimin e Morales, durrsakët e kanë kompletuar repartin e portierëve, ku më herët kanë siguruar edhe shërbimet e ish-portierit të Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit vijon të jetë edhe Gentian Selmani.

Teuta ka mbyllur edhe fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë dhe zhvilloi përgatitje intensive të kombinuara me ndeshje miqësore. Në total, skuadra zhvilloi 8 teste, duke regjistruar 2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

Me këto afrime, Teuta po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri, me objektiv luftën për titullin kampion ndërsa presidenti Fatos Troplini ka mbështetur kërkesat e stafit teknik për përforcimin e ekipit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi...
16:09 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026