Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës dha rezultatin e pritur
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Serbi duke thënë se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha frytin e tij.
Sipas z. Thaçi tashmë do të ketë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në shtetin fqinj.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.
Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkroi Thaçi në Facebook.
Nga rezultatet paraprake pas zgjedhjeve të zhvilluara dje në Serbi, Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar, fitoi rreth 1 për qind të votave dhe shpreson të ketë të paktën 3 vende në parlament.
Katër subjektet e Partisë për Veprim Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Progresin Demokratik dhe Lëvizjes për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare garuan me një listë të unifikuar në zgjedhjet parlamentare me qellim fuqizimin e zërit të votuesve shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta