Thaçi i ngopur me pushtet: Mezi pres të largohem nga politika
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do të largohet nga skena politike në vend.
Në një intervistë në ‘Rubikon’, z. Thaçi tha se ka pasur pushtet në 20 vitet e fundit dhe se po e pret me padurim shkurtin, kur edhe do t’i përfundojë mandati.
Po kështu, presidenti ka komentuar edhe kërcënimin në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij”, ka thënë z. Thaçi.
I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, z. Thaçi ndërsa e pranon një sfidë të tillë tha se “do të zhvillonte një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat nga Gjykata Kushtetuese e vendit për presion ndaj saj nga ana e tij.
Thaçi ka thënë se nuk i ka bërë presion Kushtetueses, duke vlerësuar se Gjykata ka dashur ta barazojë atë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Presidenti ka mohuar se gjyqtarët e Kushtetueses i nënshtrohen atij.
“Gjyqtarët i ka zgjedhur Kuvendi. Nuk i ka zgjedhur Presidenti. Natyrisht se kalojnë në procedura nga Precidenti, por aprovimin e bën vetë Kuvendi”, ka thënë Thaçi, ndërsa për të konfirmuar këtë solli në vëmendje vendimin e Gjykatës për pezullimin e dekretit të tij për mandatarin e ri për kryeministër
“Askush të mos mendojë që më ka pëlqyer ai vendim”, – është shprehur z. Thaçi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta