Thaçi mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Na presin sfida të mëdha përpara. Asnjë reagim nga Albin Kurti

29 Maj 2020 | 05:24

Pas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, presidenti Hashim Thaçi iu bëri thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim dhe kërkoi që sa më shpejt të formohet një qeveri e re.

“Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës”, – ka shkruar Thaçi në Facebook.

I mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk gjeti shkelje, sa i përket procedurës së mandatimit të tij për këtë post, nga ana e presidentit, Thaçi.

“Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.

“Vendimi i Gjykatës nuk i destinohet një partie dhe një grupi, por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Skandaloz e ka quajtur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Albulena Haxhiu nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!” – shkruan Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sa më shpejtë duhet të formojë ekzekutivin e ri.

“Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij.  Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.”

Ndërkaq, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen.

“Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, shkruan Limaj,

Gjithashtu, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër. 

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë – të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, është shprehur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026