Thaçi: Në Uashington zë fill pavarësia e Kosovës, BE me handikap në dialog
Kosova pritet të përfaqësohet në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti dhe Kryeministri. Pas deklaratës së prerë të kryeministrit, Avdullah Hoti se negociatat me Serbinë në Uashington do të udhëhiqen prej tij, Hashim Thaçi doli në një konferencë për media duke thënë se, delegacioni do të jetë sipas hierarkisë së shtetit. Kreu i shtetit të Kosovës u shpreh besimplotë se negociatat do të jenë në favor të Kosovës pasi theksoi se Serbia ka kryer gjenocid ndaj saj.
“Nga Uashingtoni kanë ardhur gjithmonë lajme të mirë, kështu do të jetë edhe sot dhe në të ardhmen. Kam besim të plotë se takimi në Uashinton do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shteti të Kosovës”, tha Thaçi para gazetarëve.
“Procesi do të jetë transparent. Kosova në Uashington shkon me flamurin shtetëror që përfaqëson integritetin territorial. Çdo paragjykim apo spekulim është krejt i panevojshëm. Shtëpia e Bardhë është shtëpia ku zë fill liria dhe pavarësia e Kosovës. Donald Trump gëzon besimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Kosovës”, shtoi Presidenti i Kosovës.
I pyetur se nga kush do të udhëhiqet delegacioni i Kosovës, Hashim Thaçi nuk dha një përgjigje të prerë, por përmendi vetëm hierarkinë e shtetit. “Do flasim me një zë, do të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi një koordinim të mirë ndërinstitucional”, tha ai.
Ndërsa për qëndrimin e shprehur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se vështirë të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve pa BE, i kujtoi kujtoi mos liberalizimin e vizave. Por, gjithsesi Thaçi shtoi se, pret sukses dhe në Samitin e Parisit që do ta mbahet në Korrik me ftesë të Presidentit francez, Manuel Macron.
“BE hyn me handikapin shumë të madh të mos liberalizimin të vizave, gjë që rrit mosbesimin dhe dëshpërimin e popullit në Kosovë. Lajçak dhe BE duhet të jenë të shqetësuar për substancën”, u shpreh Presidenti i Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta