Reagon për herë të parë Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas propozimit të Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuzë ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Thaçi ka shkruar shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke i bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dy ditë më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.
Menjëherë pas kësaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e parashikuar për dialogun në Shtëpinë e Bardhë, i parashikuar të mbahej me 27 qershor pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale. Pas tij edhe kryeministri Avdullah Hoti mori të njëjtin vendim duke kërkuar shtyrjen e këtij takimi.
Lexo gjithashtu:
Zyra e Thaçit: EULEX-i nuk ka më mandat për të qëndruar në Kosovë
Haradinaj: Gjykata Speciale dëmton perspektivën e Kosovës
Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës
Akuzat për Thaçin e Veselin, Rama: Po hidhet baltë në krejt shqiptarinë, Serbia ishte agresori
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta