Thaçi uron Hotin, ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Qeverinë Hoti pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se i uron sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit.
Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkroi Thaçi në Facebook.
Po ashtu, ai tha se duhet të vazhdohet me rimëkëmbjen ekonomike dhe të lëvizet me hapa më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike.
“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, përfundoi Thaçi.
Ndërkohë edhe ambasada e SHBA në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas miratimit të qeverisë Hoti, ku shprehet se mezi presin të punojnë me kabinetin e ri qeverisës për proceset e ardhshme.
“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta