“The Handke Project”, performanca për shkrimtarin që përmbys faktet e luftërave

11 Prill 2023 | 08:29

“The Handke Project” ka për temë qendrore vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirë-dokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë. Kjo mbështetje u zgjerua deri në një fjalim të Handkes pranë varrit të Millosheviqit.

Në ‘The Handke Project’, qendra merr këtë moment si pikënisje për të eksploruar atë se si çmohet dhe promovohet arti atëherë kur i tejkalon kufijtë e dinjitetit themelor njerëzor, humanizmit dhe etikës.

Për këtë produksion, qendra ka bashkuar një ansambël pan-evropian të shkrimtarëve, performuesve dhe artistëve nga Kosova, Italia, Gjermania, Serbia e më gjerë; secili prej të cilëve ka sjellë një perspektivë të veçantë në këtë vepër. Këtu përfshihen dramaturgia e njohur serbe Biljana Srbljanoviq, e cila do të ndihmojë si dramaturge dhe shkrimtarja kroate me bazë në Gjermani Alida Bremer, e cila në shtypin gjerman ka shkruajtur gjerësisht për Handken.

“The Handke Project” është një performancë teatrore për shkrimtarin që me librat dhe qëndrimet e tij ka fabrikuar e ka përmbysur faktet e luftërave në ish-Jugosllavi; ka nxitur dhe përkrahur ideologjinë e ‘tokës së djegur’ si dhe u ka thurur elozhe poetëve e filmbërësve militantë, të konvertuar në ‘inxhinierë të projekteve gjenocidale’. Në varrimin e kriminelit Millosheviq, Handke i thoshte masës së njerëzve të etur për gjak, se ai “nuk e di të vërtetën” dhe se prandaj është “këtu afër Millosheviqit, afër Serbisë”. Vuajtjen e serbëve Handke e krahasonte me vuajtjen e hebrenjve në kohën e nazizmit.

Përmes prizmit të laureatit kontravers të çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, një ansambël pan-evropian navigon nëpër baraspeshën delikate ndërmjet lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë shoqërore në teatër.

Artistë nga Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Italia, Maqedonia e Veriut, Franca, Mali i Zi e Gjermania diskutojnë e trajtojnë ‘marrëzitë e Peter-it’, nën dritën edhe të luftës në Ukrainë e në një kohë kur shumë institucione kulturore në Evropë po u kërkojnë artistëve nga Rusia që publikisht t’i shprehin qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Një vijë e kuqe është duke u vënë ndaj krejt atyre artistëve rusë që në një mënyrë apo tjetër janë përkrahës të Putinit dhe të luftës.

Ndërkohë, Handke dhe handkistët evropianë vazhdojnë të kalërojnë të lirë, edhe përmbi 8 mijë varret e të vrarëve në Srebrenicë. Prandaj, siç e ka thënë bukur Eric Gordy: Handke është kitsch! Por edhe Nobeli për të është kitsch; edhe mbështetësit e Handkes janë kitsch; e kitsch është edhe hipokrizia evropiane.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026