SHBA-ja e shpall gazetarin e WSJ-së si “të arrestuar gabimisht” në Rusi
Shtetet e Bashkuara e shpallën gazetarin Evan Gershkovich si “të arrestuar gabimisht” nga Rusia dhe bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
Gershkovich, gazetar me përvojë në Rusi, u arrestua muajin e kaluar në qytetin e Jekaterinburgut, ndërkohë që punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ).
Ai u akuzua formalisht për spiunazh edhe pse WSJ i mohoi akuzat. Është hera e parë që nga koha sovjetike që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh.
Emërtimi “i arrestuar gabimisht” në SHBA do të thotë se rasti duhet të transferohet në zyrën e të dërguarit të posaçëm për çështjet e pengjeve. Kjo, gjithashtu, do ta rrisë profilin e rastit dhe do t’i lejojë qeverisë amerikane të ndajë më shumë burime për të siguruar lirimin e tij.
“Emërtimi u bë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit”, tha zëdhënësi i tij, Vedant Patel.
“Gazetaria nuk është krim. Ne e dënojmë shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën e tij të vazhdueshme kundër së vërtetës”, tha Patel.
Ai, gjithashtu, tha se Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë qasje te Gershkovichi – gjë që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Gazeta WSJ tha se po bën “gjithçka në fuqinë e saj për të mbështetur gazetarin dhe familjen e tij”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë