Transporti falas në Luksemburg. Kuzhinierja: Urbanët janë pa faturino dhe me kamera
Luksemburgu është vendi i vetëm që e ka transportin publik plotësisht falas. Kuzhinierja Majlinda Brakaj, e cila prej vitesh jeton atje, ka thënë për emisionin “Good Morning Albanians” se si ka ndikuar kjo në jetën e tyre të përditshme.
Ajo ka thënë se në Luksemburg nuk janë falas vetëm autobusët, por edhe tramët dhe biçikletat, gjë që ka ndihmuar shumë në zgjidhjen e problemeve me trafikun.
Gjithashtu, ajo tha se autobusët janë në gjendje shumë të mirë dhe shumë të pastër, të pajisur me kamera dhe priza për të karikuar telefonat.
“Trafiku është evituar shumë se njerëzit nuk lëvizin me makinë, veç atyre që janë të detyruar. Këtu kanë lënë gjithashtu edhe biçikletat falas.
Autobusat janë thuajse çdo 15 minuta, ndërsa trami është çdo 3 minuta. Nuk ka faturino, çdo gjë është e lirë. Autobusat janë me kamera, me kushte shumë të mira, me priza për telefona dhe dezinfektues për duart”, tha për Euronews Albania, Majlinda Brakaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë