Thellohet skandali i gjyqtarëve në Itali, në VAR jepeshin sinjale me trokitje dhe kode sekrete për vendimet e dyshimta

27 Prill 2026 | 13:59

‘Trokitje’ dhe jo vetëm. Në sallën VAR ndodhte pak nga të gjitha gjatë ndeshjeve në futbollin italian. Së fundmi, mësohet se ka pasur një lloj kodi sekret, një metodë që përfshinte gjeste dhe sinjale për t’iu bërë sugjerime arbitrave në sallën VAR si të silleshin në raste të caktuara.

Sipas asaj që publikohet te ‘La Repubblica’, dikush e përkufizonte këtë kod me termin “Gioca Jouer” duke iu referuar këngës së famshme të Claudio Cecchetto. Kështu një dorë e ngritur lart do të thoshte ‘mos ndërhy’, grushti i mbyllur do të thoshte ‘është e nevojshme që të ndërhyhet’.

Praktikisht Rocchi drejtonte sallën VAR, edhe pse sipas rregullores nuk mund ta bënte një gjë të tillë si ‘i jashtëm’.  E gjithë kjo del nga një prej akuzave që lidhen me ndeshjen mes Udineses dhe Parmës në 1 mars kur vetë Rocchi kishte ndikuar te arbitri Var, Daniele Paterna, i cili dukej në një video teksa ndryshon mendim për një penallti që në fund u akordua në favor të friulanëve.

Në qendrën e Lissone, ndikimet vinin direkt nga brenda, kur arbitrat e sallës VAR duhej të izoloheshin totalisht nga ndërhyrjet e jashtme që sipas hetuesve tani rezultojnë të përfshirë në mashtrim sportiv

“Trokitjet në sallën VAR? Në ambiente  flitej dhe dihej se protokolli nuk e lejonte”, tha për Agjencinë Italiane të Gazetarisë, ish-arbitri Daniele Minelli, që u tërhoq në verë, sepse ishte i zhgënjyer nga ambienti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës. Sipas të përditshmes franceze...
22:27 | 16/07/2026

Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov

Ëndrra europiane e Elbasanit përfundoi në mënyrën më dramatike të mundshme. Verdheblutë u mposhtën 5-4 pas goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt...
22:07 | 16/07/2026

Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës

Dinamo e Tiranës ka realizuar një nga mbrëmjet më të mëdha europiane në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë mrekullinë...
19:43 | 16/07/2026