Theu ligjet e luftës, Ukraina dënon me 12 vite ushtarin rus

30 Mars 2023 | 17:16

Është dënuar me 12 vite burg një ushtar rus, i cili kishte shkelur ligjet e luftës. Lajmi u bë i ditur këtë të enjte nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u gjet fajtor për kërcënim dhe tortura të civilëve ukrainas në afërsi të Kievit, teksa ata po largoheshin nga ajo zonë në marsin e vitit 2022.

Të njëjtin dënim Ukraina ka dhënë dhe për Aleksei Loboda, një oficer i forcave ajrore ruse.

Ai u dënua për bombardimin e caqeve civile në rajonin lindor ukrainas të Harkivit në mars të vitit 2022.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Rusinë se po thyen ligjet e luftës dhe po shënjestron objektivat me civilë në Ukrainë. Nga ana tjetër Moska I ka mohuar këto akuza.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026