Thirrja e biologut Çabej: Shteti të edukojë qytetarët për vaksinën
Prodhimi i vaksinave anti-COVID ka sjellë me vete edhe debatin nëse ato duhen bërë të detyrueshme për të gjithë popullsinë apo i duhet lënë gjithsecilit zgjedhja për ta bërë ose jo.
Vaksina është parë si zgjidhje për situatën socio-ekonomike që ka krijuar pandemia. Shpërndarja e saj pritet të kthejë në normalitet ekonominë dhe lëvizjen e njerëzve por nga ana tjetër vaksina bart me vete pasiguri për faktin se ajo po prodhohet në kohë rekord.
Biologu Nelson Çabej, në një lidhje direkte nga SHBA për emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania, deklaroi se çështja e bërjes së vaksinës “lidhet me të drejtën kushtetuese dhe me lirinë e qytetarit” të cilat sipas tij “në vende të ndryshme janë të garantuara në mënyra të ndryshme”.
Mungesa e informacionit rreth koronavirusit të ri, procesi shumë i shpejtë i prodhimit të vaksinës dhe teoritë e ndryshme konspirative kanë kontribuuar në rritjen e skepticizmit ndaj vaksinës. Në disa vende të BE dhe SHBA ka patur protesta kundër bërjes së vaksinës me detyrim.
Megjithatë numri i viktimave dhe të shtruarve në spitale rritet dita ditës dhe një pjesë e madhe e qeverive dhe njerëzve kanë parë shpëtimin tek vaksina. Sipas Zotit Çabej, vaksina nuk duhet bërë me detyrim, por ai bën thirrje për sensibilizim dhe edukim.
“Mënyra më e mirë do të jetë shpjegime në qoftë se nuk ka mënyrë detyrimi, edhe nuk duhet të ketë për mendimin tim, kështu shpjegimi dhe bindja e njerëzve dhe kjo nuk është e pamundur. Shërbimi mjekësor shërbimi shëndetësor e ka detyrë dhe e ka të mundur, në mbi 90% të rasteve t’i bindi njerëzit që ta bëjnë këtë vaksinim”, tha biologu.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë