Thirrja e Fevziut: Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës

1 Korrik 2024 | 15:44

Gazetari Blendi Fevziu i ka bërë thirrje Komisionit që do të merret me ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, që shkrimtari të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës në varrezat monumentale të Parkut të Liqenit.

Komentet Fevziu i bëri përmes një lidhje për ‘Euronews Albania’, ku tha se shteti shqiptar ka detyrimin ta nderojë Kadarenë, i cili sipas tij është intelektuali më i madh i kombit tonë.

Fevziu ka treguar edhe takimin e fundit që ka zhvilluar në muajin mars me Kadarenë, i cili sipas tij, i kishte treguar se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe me tone humori i kishte thënë ‘po bëhem si personazhet e mi’.

“E mësova në mëngjes kur u zgjova, ndërkohë shumë të njohur që zgjohen më herët se unë më kishin dërguar lajmin. Ishte e trishtë. Do të vinte një ditë, por momenti kur vjen ty të duket e pabesueshme. Kadare nuk ka qenë vetëm intelektuali më i madh që ne kemi, njeriu që më ka frymëzuar, por edhe një person që unë kam ndarë shumë biseda dhe ishte një nga njerëzit më të këndshëm që unë kam njohur.

E kam takuar në mes të marsit, në 15 mars ku shkova ta takoja në zonën e Juvenilies ku ai rrinte përherë. Më tha nuk jam mirë, po bëhet si personazhet e mi. I thash sado të përpiqesh nuk bëhesh dot si personazhet e tu.

Bisedat reale pastaj që kam bërë me të ishin para dy vitesh në bregdetin e Qerretit. Kam pasur një raport konstant për të paktën 25-30 vite me të. Ka qenë një njeri që i kam shkuar shpesh në shtëpi dhe ka ardhur në shtëpinë time. Kanë qenë biseda të jashtëzakonshme. Unë kam pasur fatin që të takoj njerëzit më të rëndësishëm të këtij vendi dhe Kadare hyn te këta njerëz”, tha Fevziu.

Ndërkohë mesa di unë komisioni është mbledhur në orën 15:00 që merret me varrimin e Kadaresë. Ideja që unë kam dhe që po e bëj publike është që Ismail Kadare të mos varroset në varrezat normale, por të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në varrezën monumentale të Parkut të Liqenit.

Mendoj se është intelektuali më i madh që Shqipëria ka nxjerrë dhe meriton një trajtim të veçantë. Komisioni duhet ta bëjë këtë vlerësim, sepse në fund vendimin përfundimtar e merr familja. Shqipëria ka detyrimin ta nderojë me një lloj panteoni të njerëzve të mëdhenj të Shqipërisë”, tha Fevziu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026