A po fshihet e vërteta e vrasjes së 25-vjeçarit? Ekspertët dhe gazetarët debat në ‘Ilva Now’
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimeve në “Ilva Now” ka bërë një deklaratë të fortë duke kërkuar që të hetohet jo vetëm punonjësi i policisë që qëlloi mbi 25-vjeçarin por edhe zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit që janë përpjekur të mbulojnë ngjarjen.
“Thirrja ime publike, vëllazërore për prokurorin e çështjes (Ardian Braho) për mua që nga ky moment duhet të marrë në dorë çështjen. Policia e Shtetit është e akuzuar nuk mund të hetojë veten, është në konflikt interesi. Policia e Shtetit është në anën e vrasësit, kaq.
SHÇBA ka bërë një krim pasi ka një kakofoni. Nga një anë thotë që i riu iku dhe nga ana tjetër thotë polici qëlloi në vetëmbrojte, vetëmbrojte është kur dy persona ndeshen. Po kur një person ikën nuk është më vetëmbrojtje por është vrasje e ftohtë vrasje e pastër. Policia e Shtetit duhet hetuar, nuk është vetëm polici i gjithë zinxhiri komandues që u përpoqën që të mbulonin ngjarjen’, deklaroi z. Manjani.
Ish-deputeti Asllan Dogjani në studion e “Ilva Now” e konsideroi vrasjen e të riut si “vrasje shtetërore”. Protestën e shoqërisë civile z. Dogjani e konsideroi të ligjshme, ndërsa shtoi se tubimi i të rinjve ndezi shpresën për Shqipërinë.
“Për mua është protesta e ligjshme, të cilën e mbështes. Është një shpresë dhe një dritë jeshile për Shqipërinë, sepse ka zëra se Shqipëria nuk behët. Kjo protestë na jep një dritë jeshile për vendin tonë. Kjo protestë tregoi se rinia u çua dhe protestoi për vrasjen e 25-vjeçarit. Po të mos ishte koha e pandemisë, sot çdo qytetar duhet të dilte të protestonte atje. Për mua është një vrasje me dashje. Duhet çmontuar një mekanizëm se si kemi arrit që këta policë përdorin armën në këtë mënyrë. Ko është një vrasje shtetërore, sepse polici është i shtetit”, tha ai.
Gazetari Spartak Koka thotë se për ngjarjen ku 25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë nga efektivi i policisë ka shumë pikëpyetje. Ai thotë se policia nuk ka bërë transparencë për të paktën 6 pika.
“Në rast se është siç thotë Policia të nxjerrë pamjet. Djali ishte rreth 50 metra larg policisë dhe rrinte në një vend ku qëndronte çdo ditë dhe policisë i ka ikur për shkak të maskës. Nuk ka transparencë dhe nuk është provuar që kjo armë mbahen nga Klodian Rasha.
Pse u qëllua me plumb në kokë dhe shpatull. Ka një plagë të madhe në kokë që duhet përcaktuar nga është shkaktuar. Nuk mund të identifikohet policia me një person dhe nuk e kuptoj pse është kaq sekret që të mos publikosh pamjet”, deklaroi Spartak Koka.
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Sandër Lleshaj bashkë me dorëheqjen duhet të shpjegojë dhe problemin që ekziston sot në Policinë e Shtetit pasi sipas tij ka një çështje politike duke nënkuptuar se faktikisht drejtimin e saj e ka kryeministri dhe jo ministri.
“Sinjal i fortë që Policia e Shteti ka kohë që ka marrë superxhiro në raport me ligjin. Reagimi I njerëz është shumë normal. Opsioni që të dorëhiqet ministri është akti më i thjesht, por bashkë me dorëheqjen z. Sandër Lleshaj që të justifikoi detyrën duhet të shpjegojë realisht çfarë ndodh me Policinë. Lleshaj është i shkarkuar prej kohësh dhe ka ngelur aty aksidentalisht. Ka një problem politik në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Si është e mundur që policia vihet në veprim me disa postime në Facebook të kryeministrit?”, tha z. Manjani.
Gazetari Spartak Koka thotë mungesa e transparencës në ngjarjen ku mbeti i vrarë Klodian Rasha tregon se ka diçka për të fshehur. Sipas tij me këto veprime është thyer besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.
“Mungesa e transparencës tregon se ka një hall të madh në të gjithë këtë histori. Familja tha që t’i publikojnë pamjet. Transparenca do të ulte të gjithë këtë reagim. Është thyer raporti i besimit mes policisë dhe qytetarëve dhe kjo duhet vendosur me akte dhe veprime”, deklaroi gazetari Koka.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër