Thirrja e kryeministrit spanjoll: Mos mbani kravata që të kursejmë energji
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë thirrje punëtorëve në sektorin publik dhe privat që të mos mbajnë kravata, si një masë e kursimit të energjisë në vapë.
Sanchez tha se qeveria e tij do të miratojë masa “urgjente” të kursimit të energjisë të hënën, ndërsa vendet evropiane përpiqen të bëhen më pak të varura nga gazi rus pas luftës në Ukrainë.
Të premten, temperaturat arritën në 36C në Madrid dhe 39C në Sevilje.
Gjatë javëve të fundit Evropa ka përjetuar temperatura rekord të larta.
Në një konferencë shtypi në Madrid, Sanchez vuri në dukje se ai nuk kishte veshur kravatë – dhe tha se donte që ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.
“Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë energji”, shtoi ai.
Kryeministri tha se masa do të sigurojë që njerëzit të qëndrojnë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë, sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë.
LEXONI GJITHASHTU:
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin