Arrestimet e veteranëve, Bekim Jashari: Lojëra të organizuara nga njerëz të vendit tim

28 Shtator 2020 | 08:04

Në një intervistë për Euronews Albania, Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt tha se arrestimet e të premtes në Prishtinë ishin një ‘spektakël’ i shëmtuar.

Ai e konsideroi një pikëpyetje të madhe se pse po ndodh e gjithë kjo ama shfaqi bindjen se ky është një plan i përgatitur në teori dhe tani po vihet edhe në praktikë duke vënë në dukje se Organizata e Veteranëve të UÇK-së është keqpërdorur. Në fjalën e tij nipi i ish-komandantit legjendar Adem Jasharit, tha se këto janë lojëra të ndyta nga njerëz të vendit  në bashkëpunim me vendet e tjera.

 “Për mua më lehtë do ishte të ndodhte ai ‘spektakël’ ndoshta edhe në presidencë, edhe në kryeministri, edhe në parlament të Kosovës sesa në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,- tha Bekim Jashari teksa nënvizoi se me arrestimin e Gucatit është cenuar direkt trashëgimia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo falë së cilës sot Kosova gëzon lirinë.

Fajin për këtë planifikim z. Jashari ua lë liderëve politikë që sipas tij kanë bashkëpunuar me vendet e tjera. Ai tregoi se për të mbrojtur veten e tyre politikanët po cenojnë  veteranët.

“Kush i solli ato dosje tre herë radhazi? I solli një dorë e fortë, një dorë që ka pushtet, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë Kosovës dhe asnjë njeri deri më sot nuk dëgjova që u arrestua nga Gjykata Speciale, qoftë në Hagë e kudoqoftë nga ajo zyrë ku u vodhën ato dokumente, qofshin kofidenciale apo jo. Edhe vjen dhe arreston në mënyrë spektakolare pa pasur aspak nevojë të bësh diçka të tillë, njerëz që ti ja ke lënë ato dokumente te dera. E ti nuk e arreston asnjë njeri që ka qenë përgjegjës t’i ruajë ato dokumente”,- u shpreh  Jashari i revoltuar.

Së fundmi ai bëri edhe thirrje për unitet mes shqiptarëve duke theksuar se përçarja nuk mund të na çojë gjëkundi tjetër veçse në humnerë.

 

Lexoni gjithashtu : 

Ish-deputeti Andin Hoti: Arrestimet e kryetarëve të OVL-së nënçmojnë familjet e dëshmorëve

Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, por nuk flet për arrestimet e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së

Hysni Gucati në Hagë, familja pret të nisë betejën ligjore me Gjykatën Speciale

Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026