Thirrjet e Speciales, avokati Florin Vertopi: Dhomat e Specializuara duhet të sqarojnë ligjshmërinë e tyre
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati i licensuar nga Gjykata Speciale, Florin Vertopi foli më shumë rreth seancave gjyqësore të Mustafaj dhe Haradinaj duke sqaruar se qëndrimin e avokatit të Mustafajt e konsideron të drejtë.
Në fjalën e tij Vertopi tha se edhe avokatët e tjerë të licensuar nga Gjykata Speciale janë të mendimit që duhet të ngrihet juridiksioni për çështjen e kësaj Gjykate duke qenë se flitet t’i ketë skaduar mandati që nga 3 gushti.
“Kur flitet për legjitimitetin e kësaj Gjykate atëherë ku mbetet e drejta se pse duhet i akuzuari të deklarohet në këtë rast për fajsinë. Unë konsideroj se me të drejtë i akuzuari e ka rezervuar këtë të drejtë (të drejtën për konsultim) dhe sigurisht këtë e ka bërë në konsultim me avokatin mbrojtës”,- tha Florin Vertopi.
Ai u shpreh i sigurt që kjo çështje mund të shkonte deri në Dhomën e Gjykatës Kushtetuese me seli në Hagë me peticion për vlerësimin e kushtetueshmërisë.
Ndërkaq z. Vertopi shpjegoi për Euronews Albania se çështja nuk mund të përfundojë te trupi gjykues dhe të gjykohet nëse nuk merret një vendim për ankesat e mbrojtjes.
Sa i përket dosjeve të dala nga Dhomat e Speciales avokati tha se mund të flisnin për dy teori konspirative sepse diçka të qartë nuk ka akoma. E para fakti që dosjet mund të jenë zbuluar nga Serbia dhe e dyta fakti që ato mund të jenë blerë.
Florin Vertopi siguroi se Prokurori i Speciales po bën çmos për ta trajtuar çështjen.
Lexoni gjithashtu:
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Salih Mustafa para Gjykatës Speciale, nuk deklarohet për akuzat për krime lufte
Nënkryetari i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj përballet sot me “Specialen”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta