”Thonë se kam harruar që jam pjesë e qeverisë”, Erion Braçe tregon se si do të ishte si opozitar
Si do të ishte Erion Braçe si opozitar për këtë qeveri? Çfarë do thoshte? – kjo ishte pyetja e drejtuar nga gazetarja Tare, pyetje të cilës Braçe iu përgjigj me po të njëjtat komente si gjithmonë.
“Ka një pjesë brenda partisë time që thonë që ky ka harruar që është në qeveri. Kështu thonë, dhe pavarësisht këtij fakti nuk iu heq asnjë presje atyre që kam thënë. Natyrisht, ka gjëra që duhen ndryshuar,” – tha Braçe.
Zëvendës kryeministri Braçe, tha në studion e Ilva Now se ka siguruar letra të firmosura nga zyrtarë në shkelje të ligjit.
Ai tha se letrat që ka pasur në dispozicion janë vënë para drejtësisë dhe një pjesë e madhe e këtij dokumentacioni ndodhet në prokurori, që kur ka qenë prokuror Adriatik Llalla.
“Janë ca personazhe publike që realisht kur më shfaqen para më bëjnë të qesh sepse kam lexuar letra pafund të nënshkruara prej tyre,” – u shpreh Braçe.
Zëvendës kryeministri u shpreh se kur dëgjon fjalimet e Bashës “i vjen për të qeshur” pasi fjalimet e tij janë aspak dinjitoze për Braçen i cili ka lexuar letrat dhe siç u shpreh dhe vetë ai, deklaratat e kryedemokratit janë “të neveritshme” në raport me informacionin që përmbajnë ato letra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Erion Braçe: Pritja e Bashës në Fier nuk ishte entuziaste por kriminale, pasi rrezikon jetë njerëzish
- Erion Braçe kujton Bashkim Finon, momentet e njohjes dhe cilësitë që kishte
- A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Si përgjigjet zv.kryeministri Erion Braçe
- Erion Braçe: Lufta Nacionalçlirimtare duhet t’u duket “Rock” të rinjve
- Braçe: Jemi detyruar të mbajmë kontrata konçensionare që po u prishën i bëjnë dëm shtetit
- Erion Braçe me objektiva të qartë: Në Fier luftojmë për 11 mandate
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania