(FOTO) Thyejnë këmbët për t’u zgjatur, ç’po ndodh me këtë trend të frikshëm?

12 Nëntor 2022 | 20:49

Edhe pse shumë preferojnë të mendojnë se vajzat dhe gratë janë viktimat e vetme të standardeve të larta të bukurisë, ato harrojnë se preferencat dhe pritshmëritë e tyre ndaj seksit të kundërt mund të jenë po aq denigruese, madje edhe më të rrezikshme!

Kjo metodë thuajse barabare ka nisur të kthehet në trend mes burrave dhe djemve që nuk ndjehen mjaftueshëm tërheqës për gjininë tjetër.

Tashmë burrat janë kthyer në objektivin kryesor të ndërhyrjeve të rrezikshme kirurgjikale.

Sot, një ndër pyetjet e para që vajzat u bëjnë djemve gjatë një bisede me qëllime romantike në rrjete sociale apo aplikacione dating është pikërisht kjo: ‘Sa i gjatë je?’. Shifra që ato presin si përgjigje sigurisht, nuk ka nevojë të përsëritet këtu.

Fatkeqësisht, kjo i ka shtyrë burrat dhe djemtë të paguajnë shifra marramendëse që shpesh shkojnë nga $70,000 deri në $275,000 dollarë, për të bërë çfarë? Për të thyer këmbët në përpjekje për të qenë më i gjatë!

Atëherë, si funksionon kjo ndërhyrje kaq e rrezikshme, që i lë shumë të paralizuar për javë, muaj, madje edhe për gjithë jetën?

Një nga ata që kaloi vite duke u lutur të ishte pak më të gjatë është Daniel Asadi, nga Toronto, Kanada.

Ai kishte qenë i vetëdijshëm për gjatësinë e tij që kur ishte adoleshent, kur një mjek i tha se ai kishte mbaruar së rrituri në kohën kur arriti 1.70cm – një gjatësi krejtësisht mesatare dhe e pranueshme, por fatkeqësisht jo për Danielin!

“Është vërtet e vështirë për shumë njerëz ta kuptojnë, por nuk mund ta përballoja. Ishte kjo një gjë që nuk e kisha dhe ishte në mendjen time ditë e natë.” – tha ai.

Dhe kështu, vitin e kaluar, 26-vjeçari shkoi në një klinikë në Turqi dhe pagoi $19,825 dollarë (17,000 £) për të arritur 178 cm.

Procedura, e cila zakonisht rezervohet për rrethana shumë specifike si operacioni urgjent, përfshin një vrimë që shpohet në kockën e pacientit, e cila më pas këputet në gjysmë dhe brenda vendoset një shufër metalike.

Një shufër tjetër metalike – fiksohet më pas nga jashtë dhe zgjatet 1 mm çdo ditë, derisa të kenë arritur lartësinë e dëshiruar.

Shufrat e brendshme që përdorin bateri ose magnet nënkuptojnë se nuk ka më nevojë për një kornizë të jashtme, duke reduktuar potencialin për infeksion, të paktën sipas përshkrimit të klinikave që e kryejnë këtë ndërhyrje.

Një nga specialistët kryesorë në botë në këtë fushë është kirurgu ortoped izraelit Dr Dror Paley. Ai ka punuar për dekada dhe kërkon rreth $95,500 dollarë (83,000 £) për të dy femurët, dhe deri në $275,000 dollarë (240,000 £) për një paketë dyvjeçare për të zgjatur të katër kockat e këmbëve.

Ai tha se shpesh duhet të trajtojë njerëz që kanë shkuar në klinika të tjera dhe më pas kanë pësuar komplikime.

Ky lloj operacioni është shumë pak i rregulluar nga shteti edhe pse për shkak të këtyre komplikimeve ai duhet të ishte në vëmendjen kryesore të tyre.

Vështirë të mendohet se si dikush është i gatshëm të rrezikojë jetën apo të qenit invalid për gjithë jetën vetëm për të qenë disa centimetra më i gjatë. Mbase ka ardhur koha që gratë t’i ulin standardet e tyre, pasi gjatësia vërtetë nuk është gjithçka!

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026