Tirana Connectivity Forum, Peci: Të rinjtë, të papërfaqësuar në proceset vendimmarrëse
Për të shtatin vit radhazi në kryeqytet po zhvillohet “Tirana Connectivity Forum”. Tema e ditës së sotme në eventin ku trajtohen çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në Bashkimin Evropian, ishin projektet e të rinjve.
Dafina Peci, sekretare e përgjithshme e Kongresit Rinor Shqiptar, u shpreh se të rinjtë sot përballen me një seri problematikash, që variojnë nga mungesa e investimeve tek ajo e përfaqësimit të tyre në proceset vendimmarrëse.
“Mbajtja gjallë e një strukture kombëtare rinore, një këshilli rinor apo kongresi është një punë e madhe, sepse kemi mungesë qëndrueshmërie; sepse ka pasur shumë sfida në rrugën për të gjetur komunikimin e duhur me institucionet, që nuk kishin vullnetin për t’u konsultuar mbi politikat e tyre përpara se të merrnin vendimet; si dhe fakti që kemi mungesë përgatitjeje ligjore, mungesë eksperience për një dialog konstruktiv dhe mungesë investimesh të parashikuara për rininë. Nuk do të them se sa ka investuar ndër vite qeveria shqiptare në buxhetin total për rininë, sepse duhet ta mbajmë bisedën në një trend pozitiv, por më duhet të them se 30% e popullsisë përbëhet nga të rinj, po ashtu 50% e forcës së punës. Dhe sërish ne kemi një nënpërfaqësim të të rinjve në proceset vendimmarrëse; në sektorin privat, në tregun e punës dhe një sistem arsimor që nuk përmbush pritshmëritë”, tha Dafina Peçi.
Sekretarja e përgjithshme e Kongresit Rinor Shqiptar ka shtuar se, edhe mënyra se si media i pasqyron këto dukuri tek publiku është shumë e rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta