Tirana e pandalshme, bardheblutë kanë shënuar 13 gola në vetëm 9 ditë
Tirana e ka nisur me një marsh më tepër se skuadrat e tjera periudhën pas karantinës, teksa në 3 ndeshje ka arritur që të marrë 6 pikë në kampionat dhe të hedhë një hap për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Pas suksesit 3-1 me Bylisin, kryeqytetasit mundën Luftëtarin me rezultatin 5-0, ndërsa në Kupë likuiduan Besëlidhjen me shifrat 5-1.
Plot 13 gola të shënuar në harkun kohor të 9 ditëve janë një tregues i qartë se sulmi i Tiranës po i bën detyrat më së miri. Nuk mund të mos veçohet Idriz Batha, i cili shquhet për ekzekutimin e saktë të 11-metërshave.
Në këto tri takime, 24-herë kampionët kanë humbur dhe 2 penallti, me Majkëll Ngon dhe Grend Halilin që nuk ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në 100-vjetorin e krijimit të klubit, skuadra kërkon që të marrë çdo trofe të mundshëm. Nëse sulmi vazhdon të jetë me të njëjtin produktivitet, atëherë kryeqytetasit mund të konsiderohen pretendentët kryesor, si për titullin ashtu dhe për Kupën e Shqipërisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta