Tirana kërkon kthesën në Laç, Partizani mat forcat me Teutën
Java e shtatë e Superiores rezervon përballje sa të forta dhe interesante. Kampioënt e Tiranës do të kërkojnë kthesën në transfertën e Laçi. Bardheblutë nuk kanë njohin fitore prej pesë ndeshjes, me trajnerin Nevil Dede që nuk e ka gëzuar ende suksesin e parë si drejtues i 27-herë kampionëve.
45-vjeçari është koshient për vështirësinë që ka takimi me kurbinasit, por është besimplotë se mund të arrijë tek suksesi.
“Ne jemi Tirana dhe mbi të gjitha do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen, duke neutralizuar pikat e tyre më të forta. Më pas do ta kemi më të thjeshtë. Laçi meriton respekt për cilësitë dhe organizimin që ka ajo skuadër”, tha Dede.
Partizani-Teuta është po ashtu një përballje për të cilat pritshmëritë janë të larta. Durrsakët ende nuk njohin humbje këtë edicion, por morali është i lartë tek skuadra e kuqe, që e konsideron si finalen e radhës përballjen me “Djemtë e Detit”.
“Besoj se kjo ndeshje do të zgjidhet nga episodet, pasi Teuta është skuadra që nuk ka asnjë humbje. Ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë dhe të dyja ekipet në mbrojtje por dhe mënyra si luajmë mendoj se do jetë një ndeshje shumë e luftuar”, tha trajneri i Partizanit, Ilir Daja.
Kryesuesit e Vllaznisë do masin forcat me Kastriotin, që në këtë fillim edicioni ka qenë një surprizë e bukur, sepse pas gjashtë javësh mbetet i pathyeshëm.
” Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do të jetë sfidë e luftuar në çdo moment, të tregohemi të zgjuar. Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar”, u shpreh trajneri i Shkodrës, Thomas Bradariç.
Në takimet e tjera, Kukësi do të udhëtojë drejt Ballshit për të matur forcat me Bylisin, ndërsa Apolonia pret Skënderbeun.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet