Tirana kërkon historinë, kampionët synojnë grupet e Europa League ndaj ‘Young Boys’
Tirana ndodhet vetëm 90 minuta larg historisë. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë në Bern të Zvicrës kualifikimin për në grupet e Europa League.
Bardheblutë sfidojnë Young Boys sot në orën 20:30, në një përballje që vlen miliona euro. Të besuarit e Emanuel Egbos do të kërkojnë suksesin më të madh në historinë e skuadrës 25 herë kampione, pasi më parë vetëm Skënderbeu ia ka dalë që të luajë në grupet e një kompeticioni europian.
Diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha, pasi kampionët e Zvicrës në letër konsiderohen si favorit për të avancuar me tej, megjithatë Tirana nuk ka çfarë të humbë e do të provojë deri në fund që të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj dhe të futbollit shqiptar.
Presidenti Refik Halili ka premtuar shpërblim të majm në rast kualifikimi dhe besimi është i madh në kampin bardheblu se në “Wankdorf Arena” mund të arrihet një rezultat pozitiv.
Tekniku Egbo nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje mbrojtësit Shaqir Tafa dhe Erjon Hoxhallari. Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Zvicër, skuadra është përgatitur dhe për goditjen e 11-metërshave, ndërsa në formacion nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe surpriza.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta