Tirana kërkon mrekullinë, kalimin në grupet e Europa League

29 Shtator 2020 | 19:29

Të vështirë por jo të pamundur, kështu e sheh trajneri i Tiranës Emmanuel Eagbo kualifikimin në grupet e Europa League. Nigeriani ka besim tek skuadra e tij, por e di mjaft mirë se për t’i bërë ballë një kundërshtari si kampionët e Zvicrës, Young Boys, do të duhet një ndeshje në kufijtë e perfeksionit.

“Duhet ta shijojmë ndeshjen dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon. Young Boys është në ritëm, ka zhvilluar dy ndeshje në kampionat. Dy takimet që kemi luajtur në Champions [League] na dhanë një impuls pozitiv. Nuk do të luajmë me frikën e ndeshje së parë, duhet të futemi në lojë siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën,” – tha trajneri Egbo.

Para ndeshjes trajneri i Tiranës u mundua të largonte presionin nga skuadra. Sipas tij fakti që luhet me vetëm një ndeshje rrit akoma më shumë shanset për ekipin që ai drejton.

“Janë ata në presion, jo ne. Në letër janë më të mirë, por do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin nga vetja. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen. Ekipi i futbollit nuk është si boksi një kundër një. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Champions League. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. I kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë,” – tregoi Ebgo.

Ndeshja do të luhet të enjten ora 20:30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026