Tirana me dy deputetë më shumë, Dibra me Gjirokastra humbin nga një
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar që qarkut të Dibrës dhe Gjirokastrës t’u hiqen nga një mandat deputeti dhe ato t’i shtohen qarkut të Tiranës. Kështu, Dibra nga 6 deputetë që kishte deri më sot, tashmë do të ketë 5 dhe Gjirokastra nga 5, do të ketë 4 mandate.
Ndërsa Tirana nga 34 do të bëhet me 36 mandate. Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania u shpjegua se përse KQZ ka propozuar këto ndryshime.
Në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile rezultojnë 4 544 977 shqiptarë të regjistruar. Kjo do të thotë se 1 nga 140 deputetët e parlamentit përfaqëson 32 464 persona. Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë ndaj kur ndryshon popullsia e zonave, Kodi Zgjedhor kërkon rishpërndarjen e mandateve për t’ju përshtatur shpërndarjes së re të popullsisë në to.
Për të përftuar numrin e mandateve që ka një qark, pjesëtohet numri i popullsisë së atij qarku me 32 464. Në rastin konkret, Dibra dhe Gjirokastra kishin respektivisht 6 dhe 5 deputetë. Por nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 popullsia e këtyre qarqeve është tkurrur, ndërsa ajo e kryeqytetit është shtuar.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Gjendjes Civile, dhe llogarive të “Me Pak Fjalë”, rezulton se në vitin 2020, qarku i Dibrës ka më pak qytetarë nga sa duhen për të patur 6 përfaqësues në parlament. Konkretisht në Dibër do të duheshin edhe 21 mijë qytetarë më shumë për të patur 6 mandate.
Në Gjirokastër do duheshin edhe 14 mijë qytetarë, për të patur 5 mandate. Nga ana tjetër, qarku i Tiranës ka rreth 54 mijë qytetarë të pa përfaqësuar dhe për këtë arsye u propozua të shtohen dy mandatet që janë hequr në Dibër dhe Gjirokastër.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë