Tirana nën orët policore, patrullime dhe 17 post-blloqe për të monitoruar respektimin e masave të reja kufizuese

11 Nëntor 2020 | 21:45

Mbrëmja e parë me masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 vijoi të mërkurën me 17 post-blloqe të ngritura nga policia vetëm në Tiranë.

Teksa plot mjedise publike, të frekuentuara mjaftueshëm në ditët e shkuara, sot u zbrazën pas orës 22:00, shumë patrulla policie nisën fill të njoftonin qytetarët për të shmangur lëvizjet, ndërkohë që baret dhe restorantet nisën të mbylleshin.

Në gjithë kryeqytetin policia ka parashikuar patrullime të shumta, kryesisht në zonat e njohura për lëvizje në orët e mbrëmjes si: ish-Blloku, Komuna e Parisit, zona e Astirit etj.

Për të parë mbarëvajtjen, por dhe angazhimin e policisë në zbatimin e aktit normativ që miratoi së fundmi qeveria, në terren ka dalë edhe drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit.

Pak ditë më parë, me këshillë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria miratoi masat e reja kufizuese të lëvizjes dhe aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, të cilat duhet të mbyllen nga ora 22:00 deri në 06:00.

Prej së hënës situata e pandemisë në Shqipëri është përmbysur pasi tashmë ka më shumë raste aktive se sa raste të shëruara nga COVID-19.

Tirana (6,229 raste), Durrësi (1,094 raste) dhe Fieri (971 raste) janë qarqet më problematike për sa i përket pandemisë, ndërsa ditët e fundit ka pasur edhe raportime me nga mbi 10 viktima ditore ndër pacientët me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore janë të mendimit se me masat e reja, të cilat do të jenë në fuqi tre javë, prirja e pandemisë të mund të tkurret.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026