Tirana një hap larg titullit| Java e 31-të, bardheblutë fitojnë me përmbysje në Korçë
Tirana fiton me përmbysje në Korçë duke iu afruar akoma dhe më shumë titullit kampion. Bardheblutë tashmë e shohin veten vetëm një hap larg titullit, pasi e kanë mundësinë që të sigurojnë matematikisht që në takimin e radhës, ku do të ndeshen me Kukësin e vendit të dytë.
Majkëll Ngo ishte heroi i mbrëmjes për kryeqytetasit në takimin e së dielës. Korçarët shënuan në pjesën e parë me Mensah, por anglezi gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fraksionin e dytë, në harkun kohor të pak minutave.
Një sukses shumë i rëndësishëm për ekipin e Emanuel Egbos, që i afrohet gjithnjë e më shumë suksesit të shumëpritur.
Fiton dhe Kukësi, që në takimin me Bylisin vuajti jo pak. një 11-metërsh mjaft i kontestuar nga ballshiotët u kthye në gol nga Vasil Shkurtaj, por diferenca me vendin e parë mbetet 9 pikë e titulli duket se do të mbetet një ëndërr në sirtar për kuksianët.
Në takimin tjetër të së dielës Teuta fitoi me rezultatin 3-0 në fushën e Vllaznisë. Pas rezultateve të javës së 31=të gara për zonën europiane bëhet mjaft e fortë, pasi diferenca nga Teuta e vendi të tretë deri tek Partizani i vendit të gjashtë është vetëm 3 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta