Tirana nuk ia del në Zvicër, kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga Young Boys në raundin play-off

2 Tetor 2020 | 06:36

Tirana nuk ia del në Zvicër, kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga Young Boys në raundin play-off

Ka përfunduar aventura europiane e Tiranës. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan mbrëmjen e së enjtes nga Young Boys, që fitoi 3-0 në Bern të Zvicrës në raundin play off.

Skuadra e Emanuel Egbos nuk ia doli që të arrinte grupet e Europa League, edhe pse ishte vetëm 90 minuta larg.

Bardheblutë u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas problemet në mbrojtje sollën dhe dy gola të tjerë në fillimin e fraksionit të dytë. Skuadra e Tiranës e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Agustin Torasës. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026