Prishtina njihet me “Tiranën 100 vjet kryeqytet” përmes 120 fotografive
Nëpërmjet fotografive të përzgjedhura, historia 100 vjeçare e Tiranës kryeqytet, është paraqitur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Që nga viti 1920 deri në vitin 2020, qytetarët patën rastin të shohin copëza të së kaluarës tiranase.
“Të gjitha më pëlqyen, përveç pjesës ku përshkruhet, fotografitë e kohës së Enver Hoxhës, Enver diktatorit. Këto të tjerat ishin fotografi të mrekullueshme”, thotë Shyqyri Dumani.
“Në përgjithësi janë fotografi që tregojnë histori të mirë edhe të arkitekturës të vjetër shqiptare edhe patriotizmit. Në përgjithësi janë fotografi të mira dhe është mirë që janë ruajtur si dëshmi. E Tirana mund të ketë ndryshuar shumë në pamje për këto 100 vjet, por ka diçka që ka mbetur ashtu siç ishte”, tha Milaim Abazi.
Nga viti 1920, shumë gjëra kanë ndryshuar në Tiranë, ndërtesat, sheshet, rrugët, por ajo çfarë nuk ka ndryshuar, mbetet shpirti i njerëzve të këtij qyteti i cili sot, nëpërmjet kësaj ekspozite, u soll edhe në Prishtinë.
Rikthimin e kujtesës për historinë e Tiranës kryeqytet dhe sjelljen e shpirtit tiranas në Prishtinë, nëpërmjet fotografive, e ka mundësuar fondacioni “Alternativa e së ardhmes”.
“Është një përzgjedhje e rreth 100 tablove me 120 fotografi ku pasqyrohen momentet më të rëndësishme historike por edhe transformimi i qytetit të Tiranës. Tirana sado që transformohet, ka atë mikpritjen, ka zemrën e saj bujare, vlerat e fisnikërinë që besoj se brezat do ta kujtojnë gjithnjë me nostalgji”, thotë Sajmir Yrsheku, drejtor administrativ i fondacionit “Alternativa e së ardhmes”.
Shkrepja e fotografisë, e ndal atë çast dhe e bën kohën të mos lëvizë. Prandaj edhe gjeneratat e mëvonshme fascinohen me atë se si ishte dikur Tirana.
“Regjistrimi dhe vendosja e simboleve mbi godina po më bën përshtypje. Ja ku i kanë vendosur yjet në kohën e sistemit komunist se si i kanë vendosur këto simbolet”, tha Mikerm Nushiqi.
“Prej këtyre që i pash, mu dukën interesant takimet atje të pritjes si austriakëve kur kanë ardhur. Ajo mu duk interesant. Edhe aty një grup i Kushtetueses mu duk interesant. Por paska mjaft”, tha Rafet Ademi.
Pas qëndrimit njëjavor në Prishtinë, ekspozita e hapur, për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, do të zhvendoset në Ulqin e më pas edhe në Shkup.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta