Titulli “dëshmor i atdheut”, familjes së Arjan Salës i caktohet pension mujor prej 7 mijë lekësh
Titulli “Dëshmor Atdheu” i akorduar nga qeveria për Arjan Salën i jep disa përfitime familjes së të ndjerit. Bazuar mbi ligjin për statusin e dëshmorit, familja e 32-vjeçarit krahas vlerësimit me simbolin e dhënë, përfiton dhe një shpërblim mujor prej 7 mijë lekësh.
Akti heroik i 32-vjeçarit, Arjan Sala që nuk kurseu as jetën e tij për të shpëtuar koleget për të dalë nga magazine që u përfshi nga flakët në qendrën tregtare Casa Italia u vlerësua nga qeveria me titullin “Dëshmor i Atdheut”. Kjo gradë honorifike e cila kryesisht i akordohet të rënëve për liri dhe pavarësi të Shqipërisë iu dorëzua familjarëve të Salës për heroizmin e rrallë të treguar nga i riu në momentet e fundit të jetës. Por çfarë atributesh iu njihen familjarëve të Dëshmorëve të Atdheut?
Sipas ligjit 8607 i vitit 2000 i ndryshuar për “Statusin e dëshmorit të atdheut” familjes së 32-vjeçarit i jepet nga një Komision Qendror për akordimin e këtij titulli simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut”. Në këtë simbol është i stampuar në ngjyrë ari përmendorja “Nënë Shqipëri” dhe është shkruar anash “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, të cilin ajo ka të drejtë ta ekspozojë në mjedise të dukshme të banesës së saj në ditët përkujtimore, më 5 Maj, më 28 dhe 29 Nëntor.
Po i njëjti komision i cakton familjes së dëshmorit dhe një shpërblim financiar mujor në vlerën 7000 lekë, e cila jepet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Sakaq, në kushtet kur varrosja e 32-vjeçari është bërë jo në varrezat e Dëshmorëve, rivarrosja pranë dëshmorëve të tjerë mbulohet plotësisht nga shteti.
Krahas përfitimeve nga statusi i akorduar, pas dorëzimit të titullit të lartë nga kryeministri Rama me urdhër të këtij të fundit qeveria dha një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh për familjen e të ndjerit që humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës më 24 mars.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta