Tjetër kallëzim për shembjen e Teatrit, Aleanca padit këshillin bashkiak dhe drejtorin e IMT
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në prokurori anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranë që vendosën prishjen e Teatrit Kombëtar. Një padi është dorëzuar edhe për drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të bashkisë së kryeqytetit.
Sipas aktivistëve, këta persona duhet të hetohen për shkatërrim pronë dhe të veprave kulturore e shpërdorim detyre.
“Organet e drejtësisë, për të qenë të drejtë me ligjin penal do të duhet t’i kishin iniciuar vetë këto procese, por nuk e kanë bërë.
Uroj që këto që kanë sjellë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, t’i marrin në konsideratë dhe t’i dokumentojnë siç duhet. Konstatohet se ka shkelje të gjithanshme dhe në gjykimin tonë prishja e godinës së teatrit kaq qenë e paligjshme”, tha juristi Adriatik Lapaj
Kjo nuk është padia e vetme që aleanca ka dorëzuar në këtë prokurori. Në një tjetër kallëzim të dorëzuar disa ditë para prishjes së Teatrit, ata akuzojnë inxhinieret që firmosë prishjen e Teatrit për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, dy kallëzime të tjera janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK ku kërkohet hetim për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendësin e tij Arbër Mazniku.
Mund të lexoni gjithashtu:
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK Veliajn dhe Maznikun
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta