Tjetër laborator i shtohet ISHP-së, rriten kapacitetet testuese për COVID-19

24 Nëntor 2020 | 14:01

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për vënien në punë të një tjetër laboratori që do t’i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për të shtuar kapacitetet testuese për COVID-19.

Laboratori u tha se do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të ISHP-së.

“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të viriologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë”, tha gjatë një inspektimi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Muajin e fundit autoritetet pothuajse dyfishuan numrin e testeve me një mesatare nga 955 n ë 1,758 teste në ditë.

Sidoqoftë krahasuar me rajonin vendi mbetet me mesataren më të ulët (60,400 teste/1 milionë banorë) në raport me popullsinë duke mbetur prapa edhe Kosovës (72,400 teste/1 milionë banorë).

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, Shqipëria e cila ka një popullsi prej rreth 2.9 milionë banorës, ka kryer 175 mijë testime, ndërsa Kosova, e cila ka 1.8 milionë banorë, ka kryer rreth 135 mijë.

Në Ballkanin Perëndimor për numër testimesh kryeson Serbia, e cila ka kryer mbi 1.6 milionë teste.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Shkollat s’konsiderohen vatër infeksioni, do vijojnë të hapura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026