Tjetër lehtësim por me rregulla strikte, nga nesër rifillon transporti detar për pasagjerët

21 Qershor 2020 | 15:40

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare bëjnë me dije se duke nisur nga kjo e hënë, datë 22 qershor, do të rifillojë transporti ndërkombëtar detar për të gjithë pasagjerët.  

Lajmi konfirmohet nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila përmes një njoftimi për mediat shpjegon detaje për rinisjen e aktivitetit.

“I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.  Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit  duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, shoqëritë e transportit të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse për të informuar pasagjerët për rregullat që duhet të ndjekin, por edhe për kufizimet përkatëse që do aplikohen në këtë sektor.

“Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë. Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, sqarohet më tej.

Ministria garanton se janë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar  ruajtjen e shëndetit të pasagjerëve, të cilat do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera ose anasjelltas.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhrin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve”, shpjegohet nga MIE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026