Tjetër zhgënjim nga Kosova, dardanët u mundën në shtëpi nga Sllovenia
Pas zhgënjimit me Maqedoninë e Veriut, Kosova ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët u mundën nga Sllovenia, duke konfirmuar dhe një herë tjetër se po kalojnë një moment mjaft të vështirë, pasi suksesin e fundit e kanë regjistruar një vit më parë, saktësisht më 14 tetor të vitit të shkuar.
Skuadra e Challandes e pati të vështirë të tregonte rrezikshmëri në portën e skuadrës sllovene, me portierin Oblak, që në shumë pak raste e pa veten në vështirësi.
Goli i Vuçkiç që në pjesën e parë vendosi fatin e kësaj përballjeje.
Kosova ka grumbulluar vetëm një pikë pas tre ndeshjesh, po aq sa Moldavia dhe e sheh veten në vendin e tretë në grupin tre të Ligës C, duke rrezikuar dhe rënien një ligë më poshtë.
Në takimet e tjera të së dielës, mund të veçohet sfida mes Francës dhe Portugalisë.
Interesante dhe përballja mes Kilian Mbape dhe Cristiano Ronaldo.
Pavarësisht rasteve të krijuara, takimi u mbyll me rrjeta të paprekura.
Anglia në anën tjetër fitoi me përmbysje ndaj Belgjikës.
Lukaku e gjeti rrugën e rrjetës i pari, por më pas ishin vendasit ata që shënuan dy herë, duke marrë një tjetër fitore e duke mbajtur vendin e parë në grupin dy të Ligës A.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta