Tkurret kalendari i F1, organizatorët lajmërojnë anulimin e 3 garave
Çmimi i madh i Azerbajxhanit, Singaporit dhe Japonisë i bashkohen garave të Formula 1 që nuk do të mbahen këtë sezon për shkak të coronavirusit.
Drejtuesit e federatës botërore të automobilizmit konfirmuan anulimin edhe e këtyre tre çmimeve të mëdha ndërkohë që vijojë të besojnë se do të mund të mbyllin këtë sezon me të paktën 15 ndalesa.
Për shkak të situatës jo të favorshme të krijuar nga Covid-19 në pikëpyetje është edhe gara e Meksikës, ajo e Kanadasë, Teksasit dhe Brazilit, për këtë arsye organizatorët po mendojnë për të tjera zgjidhje.
Kina shikohet si një vend I mirë për të organizuar një garë të formula 1 ndërkohë që edhe Rusia është gati për të pritur dy gara të këtij sezoni.
Botërori i Formula 1 pritet që të nisë në datën 5 korrik me garën e Austrisë ndërkohë qe pritet që të zyrtarizohet edhe kalendari I plotë pasi deri tani përcaktuar vetëm 8 gara. Ndërkohë që sezoni pritet që të përfundojë në dhjetor në Abu Dhabi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta