Tokio 2020, eliminohet Majlinda Kelmendi, Indrit Çullhaj e mbyll me dëmtim
Përfaqësimi i sportistëve shqiptarë për xhudo në Lojërat Olimpike të Tokios nuk ka vijuar me të njëjtin sukses sikurse solli Distria Krasniqi.
Kampionia e artë e Lojërave Olimpike të Rios në 2016, Majlinda Kelmendi nuk ia doli mbanë të kalonte raundin e parë përballë hungarezes Reka Pupp. Rezultati zhgënjyes befasoi të pranishmit pasi Kelmendi ishte ndër favoritet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kushtoi një postim në Facebook Kelmendit duke shprehur mbështetje për të pavarësisht rezultatit. Osmani tha se për Kosovën “Kelmendi mbetet kampione e përhershme olimpike”.
Trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, gjithashtu shprehu mbështetje për “vajzën e artë të Kosovës”. Ai kërkoi nga ajo që të mos hidhërohej, pasi sukseset e saj nuk harrohen.
Ndërkohë xhudisti Indrit Çullhaj, që përfaqëson Shqipërinë, ishte i pafat në debutimin e tij në Lojërat Olimpike pasi u lëndua në përballjen me sportistin nga Costa Rica, Sancho Chinchilla, e vlefshme për raundin e 1/32.
Në peshën nën 66 kilogramë, Çullhaj është dorëzuar pas 11 minutash duke u larguar nta tapeti me barelë.
Paralelisht sportistja tjetër kuqezi, qitësja Manuela Deliaj, e mbylli në vendin e 37-të garën për qitje 10 metra pasi grumbulloi 565 pikë. Deliaj pritet të vijojë në garën tjetër për pistoletë me distancë 25 metra, që pritet të zhvillohet më 29 korrik.
Ngjashëm, Drilon Ibrahimi për Kosovën, e mbylli i 46-ti garën për qitje sportive. Ibrahimi grumbulloi 608.8 pikë, çka ishte rekord kombëtar, por jo mjaftueshëm për ta ngjitur lart në renditje.
Deri më tani vetëm Distria Krasniqi, me medalje ari në xhudo, ia ka dalë të përfaqësojë më suksesshëm Kosovën dhe Shqipërinë në Lojëra Olimpike.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta