‘Tokyo 2020’ pa spektatorë penalizon bizneset e vogla në Japoni
Ekspertët kanë ngritur alarmin se varianti ‘Delta’ mund të rrisë numrin e infektimeve gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike, të cilat nisën të premten. Kryeministri japonez, Joshihida Suga apeloi njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe t’i ndiqnin lojërat nga TV.
“Në kushtet ku ndodhemi, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve japonezë që të shmangin daljet e panevojshme dhe të ndjekim lojërat olimpike nga televizioni”, tha Yoshihide Suga, kryeministër i Japonisë.
Bizneset e vegjël në Tokio janë prekur më së shumti jo vetëm nga pandemia, por edhe nga vendimi për zhvillimin e Olimpiadës pa praninë e tifozëve nga jashtë vendit. Pikat turistike përreth komplekseve ku po zhvillohen Lojërat Olimpike i kanë ndjerë më së shumti kufizimet në Japoni.
“Supozohej se do të kishim mijëra turistë dhe të huaj që do vizitonin këtë zonë gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, por për shkak të mungesës së spektatorëve, kjo zonë është e qetë dhe ne jemi të zhgënjyer”, thotë menaxheri i një dyqani ëmbëlsirash.
Sipas studimeve, fakti që Lojërat Olimpike po zhvillohen pa praninë e spektatorëve do t’i kushtojë 19 miliardë euro humbje ekonomike Japonisë. Lojërat e Olimpike do të përfundojnë më 8 gusht, por situata e vështirë e bizneseve pritet të vazhdojë më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve