Tomorri: ARMO duhet të mbyllet, përndryshe grabitja do të vazhdojë
Shteti nuk duhet të gjejë investitorë seriozë për kompanitë private në mënyrë që t’i japë fund grabitjes së ARMO-së. Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri sqaroi se rafineria e Ballshit është në pjesën më të madhe pronë private, ndaj si e tillë detyrimet, ashtu si dhe përfitimet duhet t’i mbajë private:
“Shteti ka vetëm 15% në pronësi dhe pjesa tjetër është private. Rafineria është pronë private.Qeveria ka gjetur investitorët dhe i ka prezantuar si zgjidhje, ndërkohë ata kanë lënë qindra miliona detyrime. Përfshirja e qeverisë e mban në këmbë këtë skemë. Po të distancohej nga ARMO siç bën nga çdo kompani private, publiku nuk do paguante.”
Ai theksoi se gjetja e një investitori e mban në këmbë këtë skemë mashtruese:
“Nëse do të gjejnë sërish investitor, do të ndodhë e njëjta gjë. Rafineria nuk vlen dhe është provuar tashmë. Sa herë vihet ajo në punë, grabitet publiku. Dhënia e asistencës është argument shtesë për të hequr dorë nga detyrimet për ARMO-n.”
Tomorri tha që politika është e lidhur me këtë proces. Shembull tregues i lidhjes është fakti që qeveria nuk po bën asgjë për gjyqin e arbitrazhit me kompaninë Bankers:
“Patoz Marinza ka akuzuar ish-drejtuesit për krijimin e skemave mashtruese. Shteti është në gjyq me Bankers. Mjafton ajo letër që qeverisë t’i japë armën për në arbitrazh. Por qeveria nuk lëviz. Politika është mplekur me ketë biznes.”
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit