Tone pozitive nga Bullgaria për heqjen e vetos ndaj RMV-së
Ka tone pozitive nga presidenti i Bullgarisë, por edhe nga opozita bullgare për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe hapjen e rrugës për negociatat me BE-në.
Gazetarja Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se autoritetet në RMV presin sa më shpejt një vendim të qeverisë bullgare, pasi nuk kanë shumë kohë për të humbur.
Ndërsa, sa i përket samitit mes BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimit, gazetarja raportoi se sinjalet janë që kryeministri i Maqedonisë së Veriut që nuk do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në takim.
Liderët e tre vendeve të nismës Open Ballkan pritet të dalin sot më një vendim zyrtar nëse do të marrin pjesë në samitin e Bashkimit Europian që mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel.
Një ditë parë, kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen në samitin e BE.
Sipas tyre, në këtë samit nuk do të ketë asnjë vendim për hapjen e negociatave zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të Vetos së Bullgarisë. Mos marrja nga BE e një vendimi pozitiv për dy vendet, sipas kryeministrit Rama e bënë të panevojshme praninë e tyre në samitin e BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta