Toni Kroos tërhiqet nga Kombëtarja e Gjermanisë

2 Korrik 2021 | 22:22

Toni Kroos është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Realit të Madridit ka njoftuar vetë me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” këtë vendim.

“E kisha marrë vendimin për t’u tërhequr pas këtij turneu prej shumë kohësh, e kisha të qartë që nuk do të isha në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Kryesisht dua të përqendrohem tek objektivat me Real Madrid”, ka shkruar.

Ai ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola.

“Kam luajtur 106 ndeshje me Gjermaninë. Nuk do të ketë më një tjetër. Do të kisha dashur, dhe dhashë gjithçka, që të luaja 109 ndeshje dhe të fitonim Kampionatin Europian”, shkroi Kroos.

Një lajm i trishtë ky për “Pancerat” pasi humbasin një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares gjermane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s

Një letër që qarkullon në Parlamentin Europian bën thirrje për një hetim nëse presioni nga administrata amerikane ka ndikuar në vendimin e FIFA-s për të...
13:32 | 07/07/2026

E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje

Historia e dashurisë mes Erling Haaland dhe partneres së tij, Isabel Haugseng Johansen, fillon që në vendlindjen e tyre, Bryne, ku të dy u rritën...
12:11 | 07/07/2026

“Kam dhënë gjithçka,” Ronaldo e konfirmon sërish pas humbjes me Spanjën: Kjo ishte Kupa ime e fundit e Botës

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mbrëmjen e së hënës pati paraqitjen e tij të fundit në Kupën e Botës. Pas humbjes me Spanjën me rezultaton 1-0,...
08:22 | 07/07/2026