Tottenham emëron trajnerin e ardhshëm, prezantohet Igor Tudor

14 Shkurt 2026 | 14:10

Igor Tudor është trajneri i ri i Totenhemit, ndërsa ka qenë vetë klubi londinez që ka konfirmuar emërimin e tij. Tudor vjen pas një experience jo të suksesshme në krye të Juventus.

Tottenham nuk ka humburmë kohë dhe ka gjetur zëvendësin e Thomas Frank i cili u shkarkua vetëm pak ditë më parë. Klubi londinez kishte disa emra nën shqyrtim dhe në përfundim u vendos që drejtimin e skuadrës ta marrë një emër si Igor Tudor. Kroati ka një cv të pasur sa i përket skuadrave të drejtuara, por jo trofeve, ku i vetmi i fituar prej tij është kupa e Kroacisë me Hajdukun e Splitit. Prej atij momenti Tudor nuk ka fituar më asgjë, ndërsa ka drejtuar ekipe si Galatasaray, Lazio, Juventus, Udinese apo dhe Paok në Greqi.

Aventura e tij e fundit është ajo në Torino me Juventusin, skuadër që nën drejtimin e tij nuk regjistroi asnjë suskes, duke detyruar presidencën të shkarkojë teknikun 47-vjecar.

“Është një nder t’i bashkohem këtij Klubi në një moment të rëndësishëm. E kuptoj përgjegjësinë që më është dhënë dhe fokusi im është i qartë. Të sjellim qëndrueshmëri më të madhe në performancat tona dhe të garojmë me bindje në çdo ndeshje. Ka cilësi të fortë në këtë skuadër lojtarësh dhe puna ime është ta organizoj atë, ta fuqizoj dhe t’i përmirësoj rezultatet tona shpejt”, deklaroi Tudor në nisje të kësaj aventure.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026