Tottnham i beson stërvitjen e skuadrës ish-trajnerit të Inter dhe Chelsea

2 Nëntor 2021 | 14:31

Tottenham ka emëruar Antonio Conte si trajner të ri. Klubi londinez ka punësuar ish-trajnerin e Chelsea dhe Inter me kontratë deri në verën e vitit 2023, thuhej në deklaratën e publikuar të martën.

Kjo vjen pasi Spurs shkarkoi trajnerin portugez Nuno Espírito Santo pas humbjes 3-0 në shtëpi nga Manchester United.

 Conte dhe Tottenham kishin diskutuar për një marrëveshje që në verë.

“Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte ende shumë i freskët dhe isha emocionalisht shumë i përfshirë me fundin e sezonit, kështu që ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’u kthyer në stërvitje,” – u shpreh Konte.

Ai sqaroi se ka qenë vendosmëria e presidentit të klubit Daniel Levy, ajo që ka “goditur në shenjë”.

“Tani që mundësia është kthyer, kam zgjedhur ta shfrytëzoj,” – tha Antonio Conte.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026