Trafik droge në kamion me lakra, kapen 220 kg kanabis në Podgoricë, dyshohet se vinin nga Shqipëria

10 Mars 2021 | 10:44

Një sasi prej 224 kilogramë kanabis është kapur në Podgoricë. Lënda narkotike ishte fshehur ne një kamion qe transportonte lakra. Policia malazeze ka arrestuar drejtuesin e kamionit, ndërsa ka sinjalizuar palën shqiptare pasi sipas dyshimeve, ngarkesa vinte nga vendi ynë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 224 pako dhe po transportohej me një kamion fruta-perimesh pjesë e një kompanie me seli në Podgoricë.

Euronews Albania ka mësuar itinerarin e kryer nga kamioni i cili rezulton se ka kaluar në pikën doganore shqiptare ku është regjistruar për të kryer transport të fruta perimeve, konkretisht lakra.

Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime “Bugarin” me seli në Podgoricë.

Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej.

Sipas informacioneve  shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.

Sipas burimeve autoritetet shqiptare kanë nisur verifikimet për të mësuar të dhëna tjera për itinerarin e kamionit dhe nëse lënda narkotike është marrë në Shqipëri.

Kujtojmë se kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.

Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka dalë në një përfundim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026