Tragjedi në Nigeri, të paktën 94 të vdekur pas shpërthimit të një cisterne

16 Tetor 2024 | 11:16

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në veri të Nigerisë kur një cisternë e karburantit që u përfshi në aksident shpërtheu, shkruan CNN.

Vendasit u mblodhën rreth automjetit të aksidentuar për të mbledhur karburant, pas së cilës ndodhi shpërthimi.

“Rreth orës 23:30 të së martës në qytetin Majija, në zonën e qeverisjes lokale të Taura në Jigawa, shoferi i cisternës humbi kontrollin pranë Universitetit të Kadija dhe cisterna shpërtheu”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësi i policisë, sipas mediave lokale.

Policia shtoi se 50 persona të tjerë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve të shkallëve të ndryshme si pasojë e shpërthimit.

“Ne jemi të shqetësuar se pavarësisht nga paralajmërimi i policisë që njerëzit të qëndrojnë larg vendeve të aksidenteve që përfshijnë cisterna të karburantit, ata vazhdojnë të angazhohen në aktivitete të tilla. Njerëzit e mbledhur rreth vendit të aksidentit janë arsyeja e vdekjes masive”, tha zëdhënësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026