Tragjedi në ujërat italiane, përmbyset varka metalike me 45 emigrantë

19 Mars 2025 | 12:01

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në ujërat mesdhetare, ku një varkë e mbushur me 45 emigrantë është përmbysur pas një lundrimi të stuhishëm.

Varka, që kishte nisur nga Sfax i Tunizisë, ishte një mjet metalik 7 metra i gjatë dhe pas rreth 6 orësh udhëtimi, për shkak të dallgëve të forta, ajo u përmbys dhe u zhduk nën ujë.

Sipas “Ansa” nga 45 pasagjerë, përfshirë 3 fëmijë, vetëm 4 persona mbijetuan, të cilët arritën të shpëtohen dhe të mbërrijnë në Lampedusa.

Të mbijetuarit, që përfshijnë tre burra dhe një grua nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea Konakry, kanë shpëtuar pas shumë orësh qëndimi në ujë, të kapur pas tubave të brendshëm të një varke të braktisur.

Mbi 40 viktima, përfshirë të mitur, janë ende të mbytur në thellësitë e detit. Të mbijetuarit raportuan se vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi dhe se pjesa tjetër e emigrantëve përfunduan në det pas përmbysjes së varkës.

Një tragjedi e ngjashme kishte ndodhur vetëm disa ditë më parë, ku 33 emigrantë u zhdukën dhe 2 trupa u gjetën të mbytur. Autoritetet italiane dhe organizatat ndërkombëtare, si UNICEF, IOM dhe UNHCR, kanë shprehur shqetësim për këto tragjedi, duke e akuzuar trafikun e paligjshëm të emigrantëve për rrezikun e jashtëzakonshëm që u ekspozon ata.

Projektet e IOM-it dhe shifrat e fundit tregojnë se më shumë se 1,800 persona kanë humbur jetën në rrugën e Mesdheut Qendror gjatë vitit të kaluar. Për këtë arsye, shumë organizata kanë kërkuar nga Italia dhe Evropa që të marrin përgjegjësinë për një sistem të koordinuar shpëtimi dhe krijimin e mundësive të sigurta dhe ligjore për emigrantët.

Kryeprokurori i Agrigento-s, Salvatore Vella, ka hapur një hetim për ndihmën e paligjshme në emigracion dhe për vdekjet që ndodhën si pasojë e kësaj tragjedie. Ndërkohë, ish-kryetarja e komunës Pelagie, Giusi Nicolini, ka kritikuar qeverinë italiane, duke pyetur nëse disa nga këto jetë mund të ishin shpëtuar po të kishte pasur një ndërhyrje më të shpejtë dhe më të efektshme nga anijet e OJQ-ve.

Kritikat e Organizata Ndërkombëtare

Organizatat ndërkombëtare si Save the Children dhe IOM po e quajnë këtë situatë “të papranueshme dhe të shmangshme”, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe autoritetet italiane që të krijojnë një sistem më të sigurt shpëtimi në det dhe të mundësojnë rrugë legale për emigrantët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026